Kompania

AZIENDA-1-SQ  
 

 

ALBACO SHOES SHPK ËSHTË PIKA REFERUESE PËR SHPËRNDARJEN E MARKËS COFRA NË TË GJITHË ZONËN E BALLKANIT

E themeluar në vitet 90, ajo është një nga kompanitë prodhuese më të suksesshme në Shqipëri në sektorin e këpucëve të sigurisë.
Lidhja e drejtpërdrejtë me kompaninë mëmë, Cofra S.r.l., kompania kryesore italiane në Evropë në fushën e pajisjeve mbrojtëse personale, në vitet e fundit ka bërë te mundur që Albaco Shoes të jetë referencë kryesore e shpërndarjes në Ballkan dhe veçanërisht për vënde të tilla si Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

 

 
 

AZIENDA-3-SQ

 

AZIENDA-2

AZIENDA-3

AZIENDA-4

AZIENDA-5

 

Platforma e Tiranës është strukturuar për të marrë çdo lloj kërkese nga këto tregje duke ofruar të gjithë koleksionin e produkteve COFRA, duke përmbushur çdo nevojë biznesi:

- gamën më të gjerë të këpucëve të sigurisë në treg, ku vetëm linja "SPECIALS" përfshin gamën më të madhe të produkteve që ofrojnë mbrojtje nga rreziqet specifike.

- një përzgjedhje e gjerë e produkteve në koleksionin e veshjeve për të përmbushur nevojat mbrojtëse të rreziqeve të tilla si temperaturat ekstreme, kimikatet dhe mbrojtja nga moti, me vëmendje të veçantë ndaj funksionalitetit dhe ergonomisë për të siguruar lirinë maksimale të lëvizjes.

- një koleksion dorezash pune të krijuara sipas rregullave që kanë dalluar gjithmonë COFRA, një markë kryesore në botën e sigurisë në vendin e punës: mbrojtje, vëmendje maksimale për komoditetin dhe vëmendje për detajet.

- syzet e punës të projektuar me kujdes maksimal për një konfort deri në detaje.

- maska kundra pluhurit dhe gazit.

- pajisje mbrojtëse ndaj rrëzimeve nga lartësitë.

 

ENERGJI E PASTER

Fuqia e sistemit fotovoltaik të impiantit tonë prodhues është 600 kW, i cili mund të prodhojë 850 MW çdo vit.
Sistemi fotovoltaik mbulon 15% të nevojave vjetore të kompanisë për energji.